Pandemia uli shpenzimet e KGjK-së dhe gjyqtarëve, i shpëtojnë buxhetit të shteti mbi 116 mijë euro

Elmedina Ballazhi
Pandemia globale Covid-19, i ka pamundësuar udhëtimet zyrtare brenda dhe jashtë vendit gjyqtarëve dhe stafit të gjykatave.
E, kjo ka bërë që edhe shpenzimet nga buxheti i shtetit të jenë më të vogla për ta, shkruan Indeksonline.
Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) dhe të gjitha gjykatat e Kosovës së bashku me stafin gjatë këtij viti pandemik kanë shpenzuar më pak para për udhëtime zyrtare brenda dhe jashtë vendit, si në akomodim për udhëtime zyrtare, shpenzimet e udhëtimeve, bileta, ushqim e para të vogla xhepi dhe shpenzime të tjera.
Nga 1 janari i vitit të kaluar i vitit 2020 e deri më 31 dhjetor shpenzimet janë ulur mbi 116.942 euro.
KGJK bashkë me gjykatat dhe stafin kanë shpenzuar në total kanë shpenzuar 7 mije e 714 euro e 91 cent.
Që do të thotë 675 euro e 40 cent i kanë shpenzuar për udhëtime zyrtare brenda vendit, ndërsa për akomodim i kanë shpenzuar 254 euro e 90 cent.
Shpenzimet e udhëtimeve zyrtare jashtë vendit për bileta i kanë shpenzuar 429 euro, ndërsa për ushqim dhe para të vogla xhepi i kanë shpenzuar mbi 5 mijë e 800 euro.
E këto udhëtime nuk kishin si të mos shkojnë edhe për një akomodim, ku gjithsej për akomodime për hotele kanë shpenzuar 450 euro, shkruan Indeksonline.
Gjyqtarëve dhe stafit të gjykatave iu dashur t’i shpenzojnë 25 euro për disa shpenzime të tjera.

Nëse i krahasojmë shpenzimet e vitit 2020 me vitin 2019, ka një ulje të madhe, ku nga 1 janari i vitit 2019 e deri më 31 dhjetor të atij viti, këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) dhe të gjitha gjykatat e Kosovës së bashku me stafin kanë shpenzuar në total 124 mijë e 656 euro e 13 centë, shkruan Indeksonline.
KGJK bashkë me gjykatat dhe stafin kanë shpenzuar në total kanë shpenzuar 7 mije e 714 euro e 91 cent.
Që do të thotë 24 mijë e 477 euro e 56 cent i kanë shpenzuar për udhëtime zyrtare brenda vendit, ndërsa për akomodim i kanë shpenzuar mbi 5 mijë euro.
Shpenzimet e udhëtimeve zyrtare jashtë vendit për bileta i kanë shpenzuar mbi 4 mijë euro, ndërsa për ushqim dhe para të vogla xhepi për udhëtime zyrtare jashtë vendit i kanë shpenzuar mbi 70 mijë euro.

Akomodim për udhëtime zyrtare jashtë vendit i kanë mbi 17 mijë euro.
Gjyqtarëve dhe stafit të gjykatave iu dashur t’i shpenzojnë mbi 3 mijë euro për disa shpenzime të tjera ekstra./Indeksonline/