75 Mall Live Search
18:56 / E Mërkurë, 10 Mars 2021 / Blerim

Pandev del haptazi kundër Federatës së Maqedonisë: Ishin afër ta largonin trajnerin para ndeshjes me Kosovën!

Futbollisti i njohur, Goran Pandev pritet që të pensionohet nga futbolli menjëherë pas përfundimit të Kampionatit Europian.

Pandev gjatë një interviste për televizionin ‘24’, ngriti akuza të rënda ndaj Presidentit të Federatës së Futbollit në Maqedoninë e Veriut, Mohamed Sejdini, shkruan IndeksOnline.

Ai madje thotë se disa persona në FFM (federatën maqedone) nuk iu gëzuan faktit se Maqedonia siguroi kualifikimin për në Euro 21.

“Unë s’dua të flas për politikë, sepse nuk kuptoj asgjë nga kjo. Por këta njerëz, në udhëheqjen e FFM janë për një kohë të gjatë aty. Dhe sinqerisht nuk dinë se çfarë bëjnë aty. Ata vijnë për një shëtitje dhe për t’u gëzuar kur ne humbasim. Pastaj ata thonë se këta lojtarë të ekipit kombëtar nuk janë për asgjë”, ka thënë Pandev.

Lojtari i Genoas po ashtu zbulon se si presidenti, Sejdini ishte afër ta largonte trajnerin Igor Angelovskin para ndeshjes me Kosovën.

“Pas ndeshjes me Izraelin, ai erdhi në hotel dhe më tha se donte ta largonte trajnerin Igor. Unë iu përgjigja se: Ju jeni presidenti, ju vendosni. Megjithatë ai nuk kishte forcë ta bënte këtë, sepse në Maqedoni e duan Igorin”, vazhdoi tutje Pandev.

/IndeksOnline/