Pandevi i pakënaqur me shtetin e tij, s’e ndihmuan aspak

Deklarata e liderit të Kombëtares së Maqedonisë Veriore, Goran Pandev, ka trazuar atmosferën në shtetin fqinj.
Pandevi para takimit u sigurua t’i kritikonte të gjithë ata pjesëtarë të federatës, të cilët nuk u interesuan rreth problemeve të lojtarëve.
“Së pari dua të falënderoj të gjithë ata që më ndihmuan të vijë në Maqedoni, më të merituarit për këtë gjë janë trajneri jonë, sekretari i Federatës së Futbollit të Maqedonisë Veriore dhe Presidenti i Genoa-s. Të gjithë e dimë se sa e pasigurt dhe e vështirë ishte të vinim këtu. Ambasada jonë në Itali kishte një sjellje të mirë, por kishte edhe nga ata persona të cilët nuk u interesuan fare dhe nuk më pyeten se a kam nevojë për ndihmë apo si jam” – ishin fjalët e Pandev.
Sulmuesi në fundi arsyetoi edhe ata persona duke thënë: “Ata janë të nxënë duke bërë gati udhën që ne të fitojmë, kështu që po e lëmë këtë gjë anash”.