75 Mall Live Search
19:10 / E Enjte, 11 Korrik 2024 / L K

Panduri për ligjin e KPM-së: Përpjekje e qartë për të vendosur kontroll mbi mediat, presidentja duhet ta sfidojë këtë ligj në Kushtetuese

Prezantuesi, Ermal Panduri, ka reaguar pas miratimit të ligjit për Këshillin e Pavarur të Medias në Kuvendin e Kosovës.

Panduri tha se kjo është një përpjekje e qartë për të vendosur kontroll mbi mediat dhe për të kufizuar lirinë e tyre.

Ai kërkojë nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani, që të tregojë nese është lidere e vendit apo thjesht një vulëmbajtëse, përcjell IndeksOnline.

Postimi i plotë:

Sot, Kuvendi miratoi ligjin për KPM-në me 61 vota, duke shënuar një përpjekje të qartë për të vendosur kontroll mbi mediat dhe për të kufizuar lirinë e tyre. Ky ligj është një sulm flagrant ndaj vlerave demokratike dhe lirisë së fjalës në Kosovë.

Presidentja duhet të tregojë nëse është lidere e vendit apo thjesht një vulëmbajtëse. Ajo duhet ta sfidojë këtë ligj në Gjykatën Kushtetuese.

Mediat dhe qytetarët duhet të bashkohen në mbrojtje të lirisë së shtypit dhe të sensibilizojnë opinionin ndërkombëtar për rrezikun që ky ligj paraqet për demokracinë tonë.

Kjo shëmti duhet të hidhet poshtë menjëherë!