Panik në Aeroportin e Antalias, avioni bën ulje emergjente dhe evakuohet pasi filloi t’i dilte tym nga rrotat

Paniku përfshiu Aeroportin e Antalias në Turqi pasi një avion i Turkish Airlinesit bëri një ulje emergjente për shkak të një zjarri në marshin e uljes, teksa pasagjerët evakuuan aeroplanin nëpërmjet rrëshqitësve të emergjencës dhe vrapuan të tmerruar përgjatë pistës.
Fluturimi TK243 u nis nga Stambolli në orën 17:25, por pak para ngritjes u pa tym që dilte nga marshi i uljes ndërsa avioni po lëvizte.
Informacionet fillestare tregojnë një defekt hidraulik, i cili e detyroi pilotin të kthehej dhe të ulej menjëherë në Antalia.
Turkish Airlines flight TK2430, a Boeing 777-300ER, evacuates on the apron after landing at Antalya Airport after the crew detected a fire in the aircraft’s landing gear. pic.twitter.com/d6Z6SGa0jT
— Breaking Aviation News & Videos (@aviationbrk) July 29, 2025
Pasagjerët, dukshëm të tmerruar, përdorën rrëshqitëset e emergjencës për të evakuuar avionin. Të 247 pasagjerët dhe 13 anëtarët e ekuipazhit u evakuuan në mënyrë të sigurt, ndërsa avioni u tërhoq më vonë në një zonë të sigurt të aeroportit.
Turkish Airlines ende nuk ka lëshuar një deklaratë zyrtare, ndërsa një hetim i plotë për shkaqet e incidentit është duke u zhvilluar.