09:43 / E Martë, 22 Tetor 2019 / indeksADMonline

Panik në avion, një udhëtar i dehur tenton të hapë derën në ajër

Një udhëtar i dehur është padyshim i bezdisshëm në avion, por keni provuar ndonjëherë një që tenton të hapë derën e avionit lart në ajër?

Pikërisht diçka e tillë ka ndodhur në një avion plot me udhëtarë që ishin nisur drejt Tajlandës.

Situata doli aq shumë jashtë kontrollot sa u deshën shtatë veta – përfshirë turistët dhe ekuipazhin – për të ndaluar udhëtarin e dehur rus, madje duke përdorur litar për ta mbajtur atë.

Ngjarja ka tronditur udhëtarët, por edhe vetë ekipin.