21:53 / E Premte, 03 Gusht 2018 / indeksADMonline

Panik në Moskë, shfaqen “UFO-t” në qiell (Video)

Në disa pamje të filmuara nga qytetarët, shihen retë në forma të ndryshme në qiell në Moskë, shkruan Daily Mail, transmeton Indeksonline.

Dëshmitarët e një fenomeni të rrallë i shfaqur në formë të çuditshme ka vënë në siklet ata që e panë. Qytetarët kanë nxjerrë menjëherë telefonat dhe kanë nisur ta filmojnë. “Çfarë është ajo? Re? Duket si UFO…”, dëgjohet të thotë një qytetar që filmon me telefon.

Sipas ekspertëve bëhet fjalë për një fenomen natyror ku retë marrin forma të pazakonta.