23:37 / E Diele, 22 Shtator 2019 / indeksADMonline

Panik në Tiranë, pas një lajmi të rremë për rënie tërmeti

Thashethemet përhapen dhe besohen më shpejt në situata paniku.

Duket se kjo po jo ndodh në këto momente në Tiranë ku qyteti është derdhur në rrugë dhe parqe pas tërmetit 4.4 të shkallës Richter që ra në orën 22:08.

Një thashethem, sipas të cilit gjatë natës do të bjerë një tërmet i fuqishëm ka krijuar panik në qytet dhe tmerr tek banorët.

Aktualisht rrugët dhe parqet janë plot e burra, gra, plëq dhe fëmijë të mbështjellë me batanije për shkak të frikës së nxitur nga një “fake news”.

Tërmetet nuk mund të parashikohen dhe këtë e thotë me përgjegjësi çdo sizmiolog në të gjithë botën. /