Panikë në Dortmund, lëndohet ylli i ekipit!
Sulmuesi i Dortmund Paco Alcacer mbrëmë pësoi një lëndim  në ndeshjen kundër Monchengladbach. 
Alcacer u desh të largohej në minutën e 34-të pasi që nuk mund të vazhdonte më ndeshjen, transmeton Indeksonline. 
Rreth lëndimit të sulmuesit spanjoll ka folur drejtori sportiv i klubit Michael Zorc.
“Duket se ka shqyerje të muskulit.”, u shprehë Zorc. 
Po ashtu Michael shpreson që Paco të rikthehet në stërvitje me 3 janar të vitittë ardhshëm. 
Deri më tani Alcacer ka qenë golashënuesi më i mirë i Dortmund në Bundesligë duke shënuar 12 gola. /Indeksonline/ 

