15:10 / E Premte, 25 Nëntor 2022 / A. M.

Pankartat nacionaliste, Çeku: FIFA të marrë masa ndaj Serbisë

Ministri i Kulturës, Rinis dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka reaguar për imazhet e turpshme siç thotë ai të bëra nga Serbia dje në ndeshjen kundër Serbisë, ku u panë flamujt me hartë të Kosovës me ngjyra të këtij shteti si në dhomat e zhveshjes, ashtu edhe në tribuna e jashtë stadiumit.

Çeku në një tweet shkroi: “Imazhe të turpshme nga dhoma e zhveshjes së Serbisë, duke shfaqur mesazhe urrejtjeje, ksenofobike dhe gjenocidiale ndaj Kosovës, duke shfrytëzuar turneut e Kupës së Botës. Presim veprime konkrete nga FIFA, duke pasur parasysh se FFK është një anëtar me drejta të plota në FIFA dhe UEFA.”

Më herët edhe FFK reagoi, e cila tha se tani kanë paraqitur ankesë në shtëpinë e futbollit botëror dhe presin që FIFA të reagojë për këtë.