17:48 / E Martë, 20 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Panoja“Liri për aktivistët” përballë Kuvendit

Një pano e madhe me fotografitë e të dënuarve në rastin e sulmit të Kuvendit është vendosur përballë këtij të fundit.

Panoja me fotografitë e Frashër Krasniqit, Adea Batushës, Ardhe Arifit dhe Egzon Halitit është vendosur sot në këtë vend sikurse që është vendosur i njëjti afër Ministrisë së Arsimit disa ditë më parë.Krasniqi, Arifi, Haliti dhe Batusha janë dënuar me 21 vjet burg për sulmin me zollë në Kuvendin e Kosovës në gushtin e vitit 2016.

Lëvizja Vetëvendosje sot ka mbajtur një tryezë me këtë temë ku tërë procesin e kanë quajtur politik.