Pantina kritikon organizimin e seancës së sotme: Sa poshtë ka ra Kuvendi
Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Pantina ka kritikuar mënyrën e organizimit të seancës së sotme solemne në Kuvendin e Kosovës.
Pantina ka thënë se mungesa e profesionalizmit, si pasojë e kapjes së shtetit u pa sot në seancën solemne, transmeton Indeksonline.
Ky është statusi i plotë:
Mungesa e profesionalizmit, si pasojë e kapjes së shtetit u pa sot edhe ne seancen solemne të Kuvendit. Dështimin e protokolit të Kuvendit e finalizoj me gafat e tij Kadri Veseli i cili dëshmoj sa poshtë ka ra Kuvendi duke e pas atë kryetar. Kosova do bëhet shtet vetëm kur Veseli&co nuk janë ne krye të institucioneve dhe japin llogari për dëmet që ja kanë bërë.