18:22 / E Hënë, 18 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Pantina: Letra e Albin Kurtit, nuk prodhoi zgjidhje për VV-në

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Pantina ka folur për përçarjet dhe mospajtimet brenda këtij subjekti politik.

Pantina fillimisht ka treguar se pse refuzoi të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Përgjitshëm të LVV-së, transmeton Indeksonline.

“Edhe unë fizikisht nuk kam qenë në Prishtinë andaj edhe nuk kam marr pjesë në mbledhje. Nuk më ka pëlqyer mënyra se si është mbajt edhe pse ligjërisht e drejtë, porse kjo i ka parapri një diskutimi të gjerë. Ne jemi dakorduar që për këtë çështje të mos diskutojmë derisa të lirohet Albini”, ka thënë Pantina në Klan Kosova.

Ajo ka komentuar edhe letrën e Albin Kurtit të cilin e shkroi nga burgu.

“Ajo letër nuk prodhoi ndonjë zgjidhje të problemit, problemi nuk zgjidhet në letër. Kemi pas diskutime të gjata me Albinin se ai duhet me e hapë një llogari në Facebook, megjithatë ai ka thënë se parapëlqen të diskutojë ballë për balë. Megjithatë nuk besojë se Albini i ka të gjitha informatat se çfarë ka ndodh këto dy javët e fundit”./Indeksonline/