75 Mall Live Search
09:39 / E Martë, 11 Shtator 2018 / indeksADMonline

Panucci i zhgënjyer me humbjen: Kemi vuajtur shumë

Përzgjedhësi i Shqipërisë, Cristian Panucci ka reaguar pas humbjes zhgënjyese nga Skocia mbrëmë.

Tekniku italian tha se Shqipëri lojë të dobët, sidomos në pjesën finale të fushës, ndërsa, tutje ai thotë se skuadra e tij duhet të jetë më agresive.

”Mendoj se ndeshja ishte e përgatitur mirë. Kemi dhuruar dy gola për kundërshtarin. I kemi pasur rastet tona, por nuk shënonim dot”.

”Kemi limitet tona në mbrojtje. Kundërshtari na ngacmoi për të shkuar te zona e golit dhe ne lejuam hapësira”.

bandicam 2018-09-10 23-05-57-224

”Sa i përket mbrojtjes, jemi treguar të hapur. Mendova të startojmë me tre mbrojtës, por kemi vuajtur shumë”, u shpreh Panucci./IndeksOnline/