Panucci komenton fitoren, thotë se u kritikua sikur t’i kishte humbur do Botërorë
Trajneri i Kombëtares, Christian Panucci e ka komentuar fitoren ndaj Izraelit. Trajneri italian ka thënë se u kritikua padrejt, sikur t’i kishte humbur dy finale Botërori.
“Më në fund një fitore e shumëpritur, edhe pse e vuajtur. Kemi rrezikuar shumë pjesën e parë, për gabimet tona. Ishin lojtarë që na vunë në vështirësi si Dabur, Xavi, e ritheksoj na vunë në vështirësi për gabimet tona, jo për meritë të kundërshtarit.
Ju e keni bërë të madhe faktin që kemi humbur 2 ndeshje miqësore, sikur kemi humbur një luftë të madhe. Ju e keni bërë kaq të madhe humbjet në miqësore, sikur humbëm 2 finale të Botërorit. Italia pësoi 7 gola në miqësore dhe nuk u mor askush. Kur erdha ishim të katër në grup. Në fund kaluam të tretët” ka thënë Panucci.