10:51 / E Martë, 10 Tetor 2017 / indeksADMonline

Panucci paralajmëron kundërshtarët

Christian Panucci, trajneri i Shqipërisë, ka thënë se mund të luajë edhe me dy sulmues

Trajneri i kombëtares shqiptare, Christian Panucci, ka dalë sot në një konferencë për shtyp pas ndeshjeve me Spanjën dhe Italinë.

Ai ka vlerësuar punën që ka bërë skuadra në këtë periudhë dhe ka thënë se në të ardhmen do të mundohet për të bërë futboll edhe më sulmues.

“Kemi bërë shumë rritje gjatë kësaj periudhe. Me skuadrën do synojmë të guxojmë përpara, do dalim nga mbrojta dhe do tentojmë të luajmë në sulm”, ka thënë italiani.

“Nuk është çudi të luajmë edhe me 2 sulmues përpara. Do jemi një skuadër më e guximshme. Jam shumë i kënaqur me skuadrën që dha gjithçka”, ka theksuar ai.

Ish trajneri i Livornos, insiston se kuqezinjtë nuk do të mbrohen në ndeshjet e ardhshme, përcjell Express.

“Loja në të ardhmen? Ne nuk do kemi ide për të vënë autobuzin përpara portës. Do luajmë futboll sepse jo gjithmonë do kemi ekipe si Spanja apo Italia si kundërshtarë”, u shpreh ndër të tjera Panuçi.

Panucci ka folur edhe për Taulant Xhakën, të cilin e ftoi për herë të parë që prej kur ka marr drejtimin e Shqipërisë

“Raporti me Xhakën? Me Xhakën kemi kaluar shumë mirë. Ai është profesionist dhe shumë i rëndësishëm për kombëtaren tonë”, shtoi ai.