Panucci pranë largimit nga Shqipëria, merr drejtimin e gjigantit italian
Një lajm i bujshëm është duke qarkulluar në mediat italiane. Bëhet fjalë për trajnerin e Kombëtares Shqiptare, Christian Panucci.
Sipas “Il Messaggero”, 45-vjeçari po piketohet si zëvendësuesi i Di Francescos në stolin e Romës.
Raportohet se Panucci po qëndron në prapaskenë dhe pritet që në ditët e ardhshme të ketë një takimin me drejtuesit verdhezinj.
Italiani ka kontratë me Shqipërinë deri në vitin 2019, por një ofertë nga Roma mund të ishte e pa rezistueshme për të.
Trajneri ka raporte të mira me Franko Baldinin, njeriun e besuar të presidentit Palota dhe nuk është çudi që t’i besohet stoli i skuadrës italiane që kohët e fundit është në krizë rezultatesh.
Il Messaggero zbulon se Panuçi do të jetë prezent në “Olimpico” të premten për të ndjekur sfidën e Romës kundër Parmës, teksa po atë ditë pritet të ketë dhe një takim me drejtuesit romanistë.