11:27 / E Premte, 16 Mars 2018 / indeksADMonline

Panucci shpall listën e lojtarëve për miqësoren me Norvegjinë

Trajneri i ekipit kombëtar të fubollit Christian Panucci ka publikuar sot edhe listën e lojtarëve që do të grumbullojë për ndeshjen miqësore të 26 marsit në Elbasan, me përfaqësuesen e Norvegjisë.

Sikundër është bërë tashmë traditë, tekniku publikon listën me lojtarët disa ditë përpara, teksa më pas për të gjithë gazetarët do të ketë daljene tij publike në një konferencë për shtyp, ditën e hënë në orën 11.00 në FSHF. Në listën e trajnerit për këtë ndeshje shikohen edhe grumbullimet e disa lojtarëve të rinj që vijnë për herë të parë në këtë skuadrën kombëtare të futbollit, në një kohë që një pjesë tjetër mungojnë edhe për efekt dëmtimi. Grumbullimi i skuadrës përfaqësuese do të nisë të hënën në datë 19 mars, në rezort “Tropikal” në Durrës. Ditën e hënë do të bëhet publike edhe programi i plotë mediatik dhe stërvitor për ekipin kombëtar të futbollit, për gjithë javën e grumbullimit.

Më poshtë vijon lista e lojtarëve të grumbulluar.