14:05 / E Martë, 04 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Panuci “fërkon duart”, mesfushori shqiptar mes 20 më të mirëve të Serie B

Një tjetër futbollist shqiptar është duke u konfirmuar në futbollin europian.

Bëhet fjalë për Emanuele Ndoj i cili luan në Itali për ekipin e Breshias. Lojtari i Kombëtares Shqiptare duket se po shkëlqen këtë sezon në Serinë B.

Ndoj ndodhet mes 20 emrave të futbollistëve më të mirë në Serie B në pjesën e parë të këtij sezoni. Sipas portalit “TMW” lojtari ka marrë notën 6,27 deri më tani në këtë sezon.

Me performancën e dhënë në fushën e lojës, lojtari po bie në sy dhe jo me kot trajneri Panuçi e ka përfshirë në grumbullimet e tij.

Mesfushori ka veshur fanellën e Kombëtares 4 herë deri më tani duke gjetur rrjetën në ndeshjen kundër Ukrainës në qershor. Me shumë gjasa, falë edhe formës së mirë që po kalon, Ndoji do të jetë në planet e teknikut italian në eliminatoret e Europianit.

Temat: