10:24 / E Shtunë, 01 Prill 2023 / A. M.

Papa del sot nga spitali, të dielën do të mbajë meshën, thotë Vatikani

Papa Françesku do të dalë nga spitali sot, pasi u shtrua në spital të mërkurën për bronkit, tha drejtoi i zyrës së shtypit të Vatikanit, Matteo Bruni.

“Mund të konfirmoj se meqenëse Papa pritet të dalë sot nga spitali, kreu i kishës do të jetë i pranishëm nesër në sheshin e Shën Pjetrit për meshë”, tha Bruni, shkruan Euronews.

Ai shtoi se Papa i ka kaluar të qeta netët në spital.

Në deklaratën e Vatikanit sqarohej se kthimi i Papës në shtëpinë e Santa Martës pritet pas analizave të fundit mjekësore në mëngjes.