75 Mall Live Search
17:21 / E Shtunë, 27 Qershor 2020 / indeksADMonline

‘Papa’ Dusseldorf – Bremeni i shpëton rënies direkt në ndeshjen e fundit

Skuadra e Werder Bremen ka arritur që në ndeshjen e fundit të Bundesligës t’i shpëtoj rënies direkt.

Ekipi i Rashicës e ka shkatërruar Kolnin sot me rezultat 6:1. Golin e dytë e shënoi Milot Rashica, transmeton Indeksonline.

Por, nuk ja siguroi plotësisht mbijetesën kjo fitore. Skuadra e Dusseldorf, që ishte në garë me Bremen, pësoi humbje 3:0 kundër Union Berlin sot.

Kjo humbje ia siguroj mbijetesën ekipit të Milot Rashicës. Ata e përfundojnë sezonin në pozitën e 16-të dhe do të luajnë në barazh me vendin e tretë të Bundesligës 2, për të siguruar plotësisht mbijetesën.

Paderborn dhe Dusseldorf përshëndeten nga Bundesliga këtë sezon. Ata do të bëjnë gara në Bundesliga 2 sezonin e ardhshëm./Indeksonline/