16:30 / E Martë, 26 Mars 2019 / indeksADMonline

Papa Françesku nuk dëshiron që t’i puthin unazën në dorën e tij

Papa Françeski të hënën mori pjesë në një meshë në Loreto.

Në një video të publikuar shihet se si Papa Françeski përshëndet adhuruesit, por ajo që vërehet është sesi ai tërheq dorën teksa ata dëshirojnë t’i puthnin unazën e tij.

Siç shihet në këtë video, derisa tentonin t’i puthnin unazën si shenjë respekti për papën, ai duke qeshur e tërheqë dorën e tij, shkruan Daily Mail, transmeton Indeksonline.

Papa Françesku kremtoi  Meshën në katedralen e Loretos dhe më pas nënshkroi një dokument të dedikuar për të rinjtë./Indeksonline/