75 Mall Live Search
11:03 / E Mërkurë, 12 Janar 2022 / B O

Papa Françesku doli fshehurazi nga Vatikani dhe shkoi për të blerë një CD

Papa Françesku është parë mbrëmë duke dalur fshehurazi nga Vatikani. Pa agjendë dhe pa asnjë paralajmërim, Papa u ndal në një dyqan të CD-ve muzikore në rrugën “Minerva”.

Papa u ndal në dyqanin e quajtur “StereoSound” dhë qëndroi për 10 minuta aty, shkruan Indeksonline.

Pronarët e dyqanit janë miq të Papës, ndërsa ai ua bekoi restaurimin e biznesit që kanë bërë së fundi. Papa bleu një CD të muzikës klasike.

Në video shihet Papa duke anashkaluar makinat e blinduara teksa del nga dyqani dhe futet në një Fiat 500 të bardhë me targa të Vatikanit.

Kjo nuk është hera e parë që Françesku viziton një dyqan romak. Në vitin 2015, dy vjet pas kurorëzimit të tij, ai porositi syze të reja nga një optik romak.

Ata duhej të dërgoheshin në Vatikan, por ai vendosi t’i merrte i vetëm./Indeksonline/