15:37 / E Premte, 15 Mars 2019 / indeksADMonline

Papa Françesku: I trishtuar për viktimat e pafajshme në Zelandën e Re

Papa Françesku shprehu trishtimin e tij sot duke i cilësuar të pakuptimta sulmet kundër dy xhamive në qytetin Christchurch në Zelandën e Re, ku humbën jetën 49 persona.

”Jam pranë jush”, deklaroi papa Françesku duke iu drejtuar neozelandezëve dhe në veçanti komunitetit mysliman.

“Shenjtëria e Tij… është brengosur nga humbja e të pafajshmëve dhe shpreh gjithë solidaritetin e Tij”, thuhet në një deklaratë të Vatikanit.