20:51 / E Diele, 07 Mars 2021 / AR

Papa Françesku takon babanë e Alan Kurdit, vdekja e të cilit tronditi botën

Sot, Papa Françesku në natën e tij të fundit në Irak u takua me babanë e Alan Kurdit, vogëlushit kurd nga Siria i cili u mbyt më 2 shtator 2015 në Detin Mesdhe së bashku me nënën dhe vëllain e tij, transmeton Indeksonline.

Fotografitë e trupit të vogël të Alanit në plazh, tronditën botën dhe sollën vëmendje në rrugën vdekjeprurëse detare që shumë migrantë marrin për të arritur në Perëndim.

84-vjeçari u takua me babanë e Alanit, Abdullah në Arbil, raporton Times of Malta.

Në një fotografi të botuar nga Vatikani, Papa shihet duke ngritur dorën sikur ofron një bekim ndërsa shikon me vëmendje Abdullahun, i cili ka ulur kokën.

Foto: Vatikan Media, AFP

Papa foli për një kohë të gjatë me Abdullah Kurdin dhe ishte në gjendje të dëgjonte dhimbjen e një babai që ka humbur familjen e tij“, tha një deklaratë nga Vatikani.

Familja Kurdi fillimisht vjen nga Kobane në veri të Sirisë dhe shpresonte që një ditë të vendoset në Kanada. 

Por ëndrra e tyre u kthye në një makth para 6 viteve kur 3-vjeçari Alan u mbyt së bashku me vëllain e tij të madh Galip dhe nënën e tij Rehanna.

I mbijetuari i vetëm ishte Abdullah, i cili u vendos në Irakun verior.

Papa për vite me radhë ka bërë thirrje për t’i dhënë fund konfliktit në Siri, i cili shpërtheu në vitin 2011 me protesta kundër regjimit në pushtet përpara se të kalonte në dhunë.

Lufta që pasoi, ka vrarë më shumë se 387,000 njerëz e shkatërruar infrastrukturën./Indeksonline/

Family distraught over unauthorized movie about 'boy on the beach' Alan  Kurdi | CBC News