Papa heq kardinalin konservator afrikan i cili paralajmëroi se Islami ‘do të pushtonte botën’

Një kardinal i lartë i Vatikanit ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij pasi u përlesh me Kishën.
Papa Françesku ka pranuar dorëheqjen nga Robert Sarah, një hero i shumë konservatorëve që shpesh përplaseshin me Papën për çështje teologjike, transmeton Indeksonline.

Ai shkaktoi polemikë në 2019 pasi pretendoi se Islami ‘do të pushtonte botën’ nëse Kisha Katolike nuk ndërhynte në migrimin masiv.
Sarah kishte paraqitur dorëheqjen në qershor të vitit të kaluar kur mbushi 75 vjeç, pasi ligji i Kishës kërkon nga të gjithë peshkopët, por papa shpesh lejon zyrtarët e Vatikanit të qëndrojnë në postet e tyre më gjatë. /Indeksonline/