15:02 / E Diele, 21 Prill 2019 / indeksADMonline

Papa për ditën e Pashkëve: Ndërtoni ura e jo mure

Udhëheqësi i katolikëve, Papa Françesku në Ditën e Pashkëve ka dhënë një mesazh tek të gjithë njerëzit që të mos qëndrojnë indiferentë ndaj padrejtësive.

Ai tha se duhet të ndërtojmë ura dhe jo mure, duke iu referuar konflikteve në botë.

Papa kërkoi nga udhëheqësit politik dhe besimtarët katolik që të veprojnë me altruizëm dhe jo me armë.

Më poshtë gjeni fjalimin e plotë të Papa Françeskut:

“Përballë vuajtjeve të shumta të kohës sonë, Zoti i jetës mos gjettë  njerëz të akullt e indiferentë. Na bëftë ndërtues urash e jo muresh. I Ngjalluri, që hapi dyert e varrit, i haptë edhe zemrat tona për t’iu pëgjigjur kërkesave të nevojtarëve, të pambrojturve, të varfërve e të papunëve, të emigrantëve e të atyre që trokasin në portën tonë në kërkim të bukës, të strehës e të njohjes së dinjitetit të tyre.”