75 Mall Live Search
11:58 / E Premte, 05 Mars 2021 / B O

Papa nis vizitën në Irak: Vij si pelegrin i paqes për vëllazërim e pajtim

Papa Françesku nis sot vizitën 3-ditore në Irak, të parën vizitë që prej fillimit të pandemisë. Këto ditë, Ati i Shenjtë pritet të vizitojë Bagdadin, jugun e Irakut dhe Erbilin në veri, i cili u bë shënjestër e sulmeve me raketa rreth një javë më parë.

Por kjo nuk e tremb kreun e Vatikanit, që nuk pranon ta zhgënjejë komunitetin e krishterë të Irakut.

“Populli irakian e priste prej kohësh Gjon Palin II, të cilit iu ndalua çdo mundësi që të shkelte në këto troje. Nuk mund ta zhgënjesh popullin për herë të dytë. Të lutemi që ky shtegtim të shkojë mbarë e mirë”, tha Papa Françesku.

“Unë vij si një pelegrin, si një pelegrin i penduar për t’iu lutur faljes dhe pajtimit nga Zoti pas viteve të luftës dhe terrorizmit, për t’i kërkuar Zotit ngushëllimin e zemrave dhe shërimin e plagëve”, tha Papa Françesku në një mesazh me video, dërguar njerëzve të Irakut.

Kjo do të jetë vizita e parë e një Pape në Irak, një udhëtim i rrezikshëm ky që është shmangur nga paraardhësit i tij.