16:18 / E Diele, 07 Qershor 2020 / indeksADMonline

Papa paralajmëron Italinë të mos shpallë fitoren shumë herët kundër COVID-19

Papa Françesku sot paralajmëroi italianët të mos pushojnë në luftën kundër koronavirusit edhe pse numri i rasteve të reja po bie, duke iu bërë thirrje që të respektojnë masat e qeverisë për distancë shoqërore dhe bartjen e maskavembrojtëse.

Françesku iu drejtua disa qindra njerëzve në Sheshin e ‘Shën Pjetrit’ dhe reagoi për duartrokitjet që mori kur tha se prania e tyre, megjithëse e zvogëluar, ishte një shenjë që Italia kishte kaluar në fazën më të keqe të pandemisë.

“Bëj kujdes. Mos e shpallë fitoren shumë shpejt “, paralajmëroi Papa duke devijuar nga teksti i përgatitur.

Në Itali, koronavirusi mori rreth 34,000 jetë, numri i katërt më i madh në botë pas Shteteve të Bashkuara, Britanisë dhe Brazilit.

Numri i vdekjeve të reja në Itali ka rënë nga gati një mijë disa muaj më parë, në 72 të shtunën.

Italia hyri në fazën e tretë të lehtësimit të kufizimeve më 3 qershor. Banorët u lejohet të udhëtojnë përsëri midis rajoneve.

Sidoqoftë, disa italianë, veçanërisht të rinjtë, ende nuk i respektojnë masat e tanishme të distancës sociale dhe bartjes së maskave në vende publike. Autoritetet paralajmërojnë për rrezikun e valës së dytë.

“Ende duhet të respektojmë masat,” tha Papa.

“Faleminderit Zotit, ne po dalim nga periudha më e keqe, por gjithmonë duke respektuar rregullat e përcaktuara nga autoritetet”.

Papa Françesku tha gjithashtu se nuk duhet të harrohet se koronavirusi merr shumë jetë në vende të tjera.

Ai shtoi se të premten ka dëgjuar që në një shtet Covid-19 merr një jetë çdo minutë.

“E tmerrshme”, përfundoi ai, duke mos zbuluar se në cilin vend ishte.