75 Mall Live Search
09:26 / E Enjte, 27 Prill 2023 / MSH

Papa u jep të drejt grave të votojnë në mbledhjen e peshkopëve

Papa Françesku ka marrë një vendim që po konsiderohet si historik për avokuesit e barazisë gjinore.

Ai ka vendosur që për herë të parë, gratë të votojnë në mbledhjen e peshkopëve, e cila do të mbahet në tetor.

Sipas vendimit të shpallur dje, pesë motra fetare do të kenë të drejtën e votës në sinod, i cili është një organ këshillues papal, shkruan BBC, transmeton Indeksonline.

Deri më tani, grave u është lejuar pjesëmarrja në këto mbledhje, por vetëm si vëzhguese.

Madje, është duke u shqyrtuar mundësia që edhe të rinjtë të përfshihen më shumë në vendimmarrje.

Megjithatë, burrat do vazhdojnë të kenë të njëjtin autoritet, pasi që janë më shumë në numër.

Këto reforma po konsiderohen si shumë të rëndësishme, sidomos pasi Kisha Katolike Romake është konsideruar si një institucion i dominuar nga meshkujt, për shekuj me radhë.

Por, një korrespodent nga Vatikani ka parashikuar se kjo reformë mund të përballet me rezistencë nga disa pjesëtarë të Kishës.