75 Mall Live Search
23:21 / E Premte, 04 Shkurt 2022 / MSH

Papagalli vodhi kamerën GoPro në një park të Zelandës së Re dhe fluturoi bashkë me të

Një papagall hajdut ofroi pamje të mrekullueshme të një parku kombëtar në Zelandën e Re pasi plaçkiti një kamerë GoPro dhe fluturoi bashkë me të.

Sipas medieve të huaja, një familje po pushonte gjatë një udhëtimi kur papagalli u filmua teksa zbriti në verandë.

Shpendi morri pajisjen dhe u arratisë me shpejtësi.

Kamera po filmonte gjithçka derisa zogu fluturoi lart mbi kodrat e mbuluara me pemë të Parkut Kombëtar Fiordland në Te Anau.

Kjo specie e papagajve, është e lindur në park dhe njihet për kuriozitetin e saj.

Pas turneut të shkurtër ajror, ai vendosi kamerën në tokë përpara se të humbiste interesin dhe të fluturonte.