“Papajtueshmëria” – Çfarë thotë neni 72 i Kushtetutës, në të cilin po i referohet LDK-ja?

“[Papajtueshmëria] Deputeti i Kuvendit të Kosovës nuk mund të mbajë ndonjë post ekzekutiv në administratën publike ose në ndonjë ndërmarrje në pronësi publike, dhe as të ushtrojë ndonjë funksion tjetër ekzekutiv, sikurse është përcaktuar me ligj” – thuhet në nenin 72 të Kushtetutës së Kosovës, të cilit po i referohet sot, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Abdixhiku ka paralajmëruar se do të bëjnë padi penale ndaj Kurtit pasi që sipas tij ai po shkon jashtëligjshëm në objektin e qeverisë.
“Ai është vetëm deputet, kaq” ka thënë kreu i LDK-së./Indeksonline/