13:13 / E Hënë, 22 Qershor 2020 / indeksADMonline

Paparacët “kapin” Jennifer Lopezin me të fejuarin, në Malibu!

Janë publikuar disa imazhe ku shihet se si paparacët e kishin kapur Jennifer Lopezin dhe të fejuarin e saj Alex Rodriguez, ku shiheshin së bashku në plazhin e Malibusë.

Ata janë pare së bashku edhe me fëmijët e këngëtares e aktores Jennifer Lopez, derisa shijonin pamjen e bukur të bregdetit, transmeton Indeksonline.

Madje në një rast nuk mungoi as një puthje midis dyshes, të cilët po paraqiten hapur pranë njëri tjetrit.

Kujtojmë që këngëtarja e njohur Jennifer Lopez vazhdon të mbetet një nga personazhet më të dashura të publikut, e përfolur shumë edhe për linjat e saj bombastike trupore. /IndeksOnline/