Papastërti e madhe në Urologji, reagon drejtori i Klinikës së QKUK-së

IndeksOnline gjatë ditës së sotme ka raportuar për gjendjen e papastërtisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, saktësisht në Klinikën e Urologjisë.
Sipas fotografive që ka siguruar IndeksOnline shihet se si në lavamanët e këtyre tualeteve janë të vendosura qese katetrash të mbushura dhe shtupa dyshemesh.
Kushte të tilla të higjienës janë potenciale për shpërndarje të infeksioneve.
Për këtë ka reaguar u.d i drejtorit të Klinikës së Urologjisë, Petrit Nuraj.
Ai tha se do të ndërmarrin masat e duhura për përgjegjësit dhe mbarëvjajtjen e punës në këtë klinikë.
“Reagim në lidhje me shkrimin me titull ” Pamje nga Urolgjia në QKUK, higjiena larg çdo niveli”, të botuar me datë 11 qershor 2022.
Ne i kemi pranur me shumë shqetësim pamjet e prezentuara nga mediat. Tashmë kam angazhaur kryeteknikun e Klinikës, që të hulumtojë, se a janë këto pamje të tashme apo të mëhershme. Nëse na rezulton se këto pamje janë të tashme ne do të ndërmarrim masa e duhura për ata që janë përgjejgjës për mbarëvajtjen e punës në klinikë, konform ligjit dhe rregullorëve të punës, ndonëse për pastërtinë dhe higjenën në QKUK, është përgjegjëse një kompani private, gjë për të cilën besoj edhe ju jeni në dijeni”, thuhet në reagim./IndeksOnline/