“Papiqulo”, Ronela vishet me të gjelbërta

Më 15 qershor Ronela Hajati dhe Mato Lale publikuan këngën “Papi Chulo”.
Por kënga e dyshes ka disa javë që është bërë hit i padiskutueshëm.
Kjo për shkak të BMW-së së famshme që endej rrugëve të Prishtinës, e që luante pa pushim këtë këngë.
Ronela ka ndezur fansat e saj të TikTokut, duke publikuar një video e veshur me të gjelbërta, me këngën “Papu Chulo”, me audio të videove të famshme të BMW-së dhe jo ato origjinale të këngës së saj.
“Në fakt kjo veshja meriton vetëm këtë këngën” ka shkruar Ronela.