75 Mall Live Search
10:05 / E Martë, 17 Shtator 2019 / indeksADMonline

Papiss Cisse vjen më një “diss” të jashtëzakonshëm për Vedat Muriqin

Sulmuesi senegalez, Papiss Cisse, ishte lojtari më i mirë në fitoren e Alanyasporit 3:1 kundër Fenerbahçes, duke shënuar dy gola.

Ndërkohë, sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi, ndonëse ishte futbollisti më i përfolur në Turqi pas interesimit të Tottenhamit e Manchester Unitedit, nuk la ndonjë gjurmë në këtë ndeshje.

Spekulimet për vlerën e Muriqit duket se e kanë zgjuar vëmendjen e senegalezit Cisse, transmeton Indeksonline.

Në profilin e tij në Instagram, ish- sulmuesi i Newcastle Unitedit ka shpërndarë postimin e një mikut të tij ku shkruhet.

“Vedati kushton 30-40 milionë, ndërsa ky njeri kushton 100 milionë. Urime Alanyaspor për fitoren. Ekipi më i mirë në Turqi”. /Indeksonline/