22:21 / E Hënë, 25 Janar 2021 / OSH

Papu Gomez drejt La Ligas, merret vesh me gjigantin spanjoll

Futbollisti argjentinas, Papu Gomez pritet që në këtë afat kalimtar të largohet nga Atalanta pas problemeve që pati me trajnerin e skuadrës.

Sipas gazetarit të njohur, Di Marzio, ai tashmë ka arritur marrëveshje me një skuadër, transmeton Indeksonline.

Gomez pritet që shumë shpejtë të zyrtarizohet si futbollist i skuadrës së Sevillas.

Edhe pse kishte oferta të shumta në Serie A, Gomez duket se do të ndryshoj tërësisht shtet për aventurën e re./Indeksonline/