75 Mall Live Search
11:09 / E Premte, 10 Shkurt 2023 / mp

Papunësia e madhe, për dyqind pozita aplikuan 800 kandidatë

Se Kosova ka numrin m të lartë të papunësisë në rajon, kjo dëshmohet në një konkurs pune të shpallur nga Ministria e Punëve të Brendshme. Në këtë institucion , për dyqind vende të lira pune kanë aplikuar rreth 800 qytetarë.

Ministria e Punëve të Brendshme , në fund të vitit të kaluar ka hap konkurs për dy vende të punës.  Për pozitën Zyrtar Administrativ Qendrat për Pajisje me Dokumente dhe Qendrat për Regjistrimin e Automjeteve në: Mitrovicën e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, kanë aplikuar 595 persona.

Ndërsa  Zyrtar Administrativ në Agjencinë për Menaxhimin Emergjent në Mitrovicën e Veriut Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, 192 qytetarë.

Dje ky institucion ka publikuar listën e ngushtë të kandidatëve. Nga 800 persona listes ju janë shtuar edhe 8 kandidatë.