Paqarada: Është një moment i vështirë për ne
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2020/10/121308530_356295152154043_5342236637344964725_n.jpg)
Edhe Leart Paqarada pati disa fjalë në intervistën e tij për shtyp pas ndeshjes.
Ndër të tjera, Paqarada pati edhe disa fjalë për Muriqin, Rrahmanin dhe Rashicën.
“Është një moment i vështirë për ne. Të gjithë duhet të jemi të bashkuar, të jemi një. Kemi parë qe tifozët kanë ofenduar Rrahmanin, Rashicën dhe Muriqin. Kjo nuk është aspak e mirë. Unë jam krenar që i kam në skuadër. Ne jemi këtu falë tyre. Populli duhet të mbështesë skuadrën sepse kështu mund të kthehemi”- u shpreh Paqarada.