23:20 / E Diele, 11 Tetor 2020 / C E

Paqarada: Është një moment i vështirë për ne

Edhe Leart Paqarada pati disa fjalë në intervistën e tij për shtyp pas ndeshjes.

Ndër të tjera, Paqarada pati edhe disa fjalë për Muriqin, Rrahmanin dhe Rashicën.

Është një moment i vështirë për ne. Të gjithë duhet të jemi të bashkuar, të jemi një. Kemi parë qe tifozët kanë ofenduar Rrahmanin, Rashicën dhe Muriqin. Kjo nuk është aspak e mirë. Unë jam krenar që i kam në skuadër. Ne jemi këtu falë tyre. Populli duhet të mbështesë skuadrën sepse kështu mund të kthehemi”- u shpreh Paqarada.