Paqarada gol dhe asist në fitoren e St.Paulit në Bundesliga 2 (VIDEO)

Futbollisti i Kosovës, Leart Paqarada, ka shkëlqyer sot në ndeshjen e parë kampionale në Bundesliga 2.
Ai shënoi gol dhe asistoi në fitoren e St.Paulit me rezultat 3-2 ndaj Nurnbergut, shkruan Indeksonline.

Mbrojtës i majtë e ka nisur ndeshjen si titullar dhe po ashtu e ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit.
Paqarada asistoi te goli i pare ndërsa shënoi golin e dytë nga penalltia në minutën e 37-të.
Në këtë ndeshje debutoi edhe mesfushori kosovar, Betim Fazliji, i cili dje u transferua te skuadra e St.paulit./Indeksonline/