19:55 / E Martë, 21 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Paqarada tregon shumë detaje rreth edicionit të tretë të “Ballo Shqiptare” (Foto)

Edicioni i tretë i Ballos Shqiptare, po afron ndërkohë që përgatitjet për këtë event special veçse kanë nisur.

Ngjarja në fjalë veçse është shndërruar në një mbrëmje kulturore që promovon kulturën e bukur shqiptare.

Organizatorja e këtij eventi, Afërdita Paqarada në një intervistë për Indeksonline ka treguar detajishit rreth kësaj ngjarjeje.

“Edhe pak ditë kanë mbet deri në edicionin e tretë të Ballos Shqiptare e cila do të mbahet me 2 dhjetor, e cila është e vetmja ngjarje që vë në pah vlerat e traditës shqiptare, duke filluar nga muzika, ushqimi, veshja e bukur tradicionale që do të prezantohet nga shumica e regjioneve shqiptare. Poashtu edhe këtë vit kodi i veshjes përmban një detaj kombëtar por që nuk është obligative për pjesëmarrje.”, ka thënë Paqarada.

Ajo ka thënë se në këtë mbrëmje çdo gjë do të frymojë shqip.

“Ballo Shqiptare do të mbahet në ‘Swiss Diamond’, dhe çdo gjë do të frymojë shqip dhe do të ketë udhqim tradicional shqiptar të servuar në sofra”, ka theksuar ajo.

 

Paqarada, poashtu ka bërë me dije se edhe këtë vit do të ndahen mirënjohje për vepër jetësore për një artist shqiptar.

Në këtë event nuk do të mungojnë as befasitë e shumta për pjesëmarrësit.

“Për dallim nga viti i kaluar sivjet do të kemi shtesë në program edhe një “pos aheng”, në Zonë Club ku do të ketë muzika argëtuese shqipe.”, ka treguar Paqarada.
Edhe këtë vit institucionet e vendit kanë dhënë përkrahjen e duhur.

“Kemi përkrahjen e institucioneve, posaqërisht falenderojmë kryeministrin Haradinaj për gatishmërinë në përkrahjen e projekteve tona në vazhdimësi”, ka shtuar organizatorja.

Kujtojmë se “Ballo Shqiptare” para dy viteve kishte filluar si një ide nga dy ikonat e bukurisë shqiptare Diellza Kolgeci e Afërdita Paqarada./Indeksonline/