75 Mall Live Search
15:03 / E Shtunë, 07 Shkurt 2026 / Gj Sh

“Paqe” mes Drenicës dhe Llapit

Ka përfunduar pa fitues ndeshja e javës së 19-të e Superligës së Kosovës në futboll, mes Drenicës dhe Llapit.

Rezultati përfundimtar në stadiumin ”bajram Aliu” ishte i barabartë, 1-1, shkruan IndeksOnline.

Kuqezinjtë shkuan në pushim me epërsi, pas golin të shënuar nga futbollisti nga Venezuela, Ronaldo.

Por në pjesën e dytë, kapiteni Arbnor Ramadani barazoi shifrat dhe i siguroi një pikë Llapit.

Llapi tashmë ka 22 pikë duke u renditur e teta në tabelë, derisa Drenica renditet e nënta me 21 pikë./IndeksOnline/