75 Mall Live Search
22:43 / E Enjte, 20 Mars 2025 / Gj. Sh

“Paqe” mes Holandës e Spanjës në ndeshjen e parë

Ka përfunduar pa fitues ndeshja e parë çerekfinale e Ligës së Kombeve, mes Holandës dhe Spanjës.

Rezultati përfundimtar në stadiumin ”De Kuip”, ishte i barabartë 2-2, shkruan IndeksOnline.

Spanja e nisi mirë ndeshjen, duke kaluar në epërsi me golin e Nico Williams, në minutën e 9-të.

Cody Gakpo barazoi shifrat në minutën e 28-të. Me barazim 1-1 u mbyll pjesa e parë.

Me të nisur pjes a e dytë, ”Tulipanët” përmbysën rezultatin dhe kaluan në epërsi me golin e Tijjani Raijinders në minutën e 46-të.

Por kur të gjithë prisnin fundin e ndeshjes, në skenë doli Mikel Merino, duke barazuar rezultatin në 90+3.

Ndeshja e kthimit ku do të mësohet skuadra gjysëmfinaliste zhvillohet ditën e diel, në ”Estadio de Mestalla” të Valencias, më fillim nga ora 20:45./IndeksOnline/