75 Mall Live Search
17:37 / E Mërkurë, 21 Korrik 2021 / OSH

Paqe mes tifozëve të Lazios dhe Hysajt

Futbollisti shqiptar, Elseid Hysaj nuk e ka nisur aspak mirë aventurën e tij në Lazio.

Pasi këndoj këngën “Bella Ciao”, ultërasit  e Lazios vërshuan me kërcënime e fyerje të shumta në drejtim të Hysajt, transmeton Indeksonline.

Megjithatë, duket se është gjetur gjuha e paqes mes Hysajt dhe tifozëve të Lazios.

Në qytetin e Romës është vendosur një pankart me mbishkrimin “Daje Hysaj” që në shqip do të thotë “Forca Hysaj”. /Indeksonline/