75 Mall Live Search
15:07 / E Premte, 30 Shtator 2022 / shkelqim osmanaj

”Paqe” mes Victoria Beckham dhe nuses Nicola, e fton në shfaqjen e saj të Javës së Modës në Paris

Victoria Beckham duket e vendosur për të rregulluar përçarjen mes familjes së saj dhe gruas së djalit Nicola Peltz dhe i ka ftuar çiftin në shfaqjen e saj në Javën e Modës në Paris.

Dizajnerja e modës do të mbaj shfaqjen e saj të parë në Javën e Modës në kryeqytetin francez dhe dëshiron të ketë Brooklyn dhe Nicola të jenë pranë saj.

Kjo do të jetë hera e parë që familja do të shihet së bashku në publik që kur u fotografuan duke drekuar së bashku në Itali gjatë verës.

Pas dasmës së tyre, Brooklyn dhe Nicola pushuan me familjen e saj miliardere, por nuk kanë kaluar pothuajse aspak kohë me familjen Beckham që nga dita e tyre e madhe.

David, i ka thënë djalit të tij të madh se “u takon atyre” se si do ta trajtojnë dramën familjare dhe thuhet se nuk duan të jenë më pjesë e saj.

Brooklyn dhe Nicola e kanë kaluar këtë javë në Paris duke ndjekur shfaqjet e modës në të gjithë qytetin gjatë Javës së Modës të kryeqytetit francez.

Pjesëmarrja e tyre vjen një ditë përpara se Victoria, e cila gjithashtu do të shkojë në Paris, të mbajë për herë të parë shfaqjen e saj të Javës së Modës, shkruan DailyMail.

Nëse çifti do të marrë pjesë në shfaqje, kjo do të jetë një shenjë e unitetit familjar, pasi Victoria i ofroi dorën e pajtimit duke i ftuar ta shikonin.