Paqe në derbin e Premierligës, City e Liverpool ndajnë pikët

Derbi i javës së tetë të Premierligës ka përfunduar pa fitues.
Manchester City dhe Liverpool barazuan me rezultat 1-1 në ndeshjen e zhvilluar në Ettihad.
Reds kaluan të parët në epërsi me golin e Mohamed Salah nga penalltia në minutën e 13-të të ndeshjes.
Rezultatin e barazoi Gabriel Jesus në minutën e 31-të të ndeshjes.
City pati mundësi të mirë për të kaluar në epërsi në fund të pjesës së parë, por De Bruyne nuk arriti të shënoj nga penalltia.
Me këtë barazim, Liverpool është në vendin e tretë me 17 pikë, një më pak se kryesuesi Leicesteri derisa City në vendin e 11-të me 12 pikë. /IndeksOnline/