15:00 / E Diele, 03 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Paqe në Gjilan!

Ka përfunduar derbi më i madh në Kosovë, Gjilani – Drita.

Ndeshja e xhiros së 18-të në Vala Super Ligë u mbyll me rezultat të barabartë 0 me 0, shkruan IndeksOnline.

Rastet nuk munguan nga të dya skuadrat, por ishin kushtet e fushës që mohuan një ndeshje të mirë sot.

Me barazim, Drita mbetët në pozitën e tretë me 30 pikë, kurse Gjilani në të tetin me 26 pikë./IndeksOnline/