75 Mall Live Search
12:05 / E Hënë, 08 Korrik 2019 / indeksADMonline

Paqueta: Do të përqendrohem vetëm te Milani

Brazili u shpall kampion i Amerikës pasi mposhti Perunë me rezultat 3-1.

Lucas Paqueta ndihmoi disa minuta brazilianët në këtë triumf historik, shkruan Indeksonline.

Mesfushori i Milanit tashmë pas këtij suksesi mezi pret të bashkohet me rosonerët.

Kam ndjekur punën e Giampaolo në Sampdoria dhe jam shumë i lumtur për ardhjen e tij. Do ta takoj personalisht kur të kthehet. Tani unë do të pushoj sepse ka qenë një sezon rraskapitës dhe pas kësaj unë do të përqendrohem vetëm në Milan“, ka thënë Pauqueta.

Braziliani humbi fundin e sezonit të Serie A dhe nuk ishte i gatshëm të ndihmoj skuadrën në momentet vendimtare. /IndeksOnline/