75 Mall Live Search
19:05 / E Mërkurë, 07 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Para 4 vitesh, kur Qëndron Kastrati protestonte kundër rektorit Gashi (Foto)

Sot janë bërë 4 vjet nga protesta që u mbajt para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës kundër ish-rektorit Ibrahim Gashi, ndaj të cilit kërkohej largimi për shkak të dyshimeve për plagjiaturë në punimet e tij shkencore.

Në mesin e studentëve të pakënaqur, atëkohë kishte edhe aktivistë të Vetëvendosjes që i ishin bashkuar protestës. Ndër ta ishte edhe Qëndron Kastrati, tani kryetar i komunës së Kamenicës, shkruan Indeksonline.

Në pamjet që iu sjellë Indeksonline, më 7 shkurt të vitit 2014, Qëndroni kishte marrë lëndime si pasojë e hedhjes së gazit, si dhe mjeteve që i kishin gjuajtur protestuesit.

Të lënduar kishte edhe policë të cilët atë ditë ishin në numër të madh, meqë protesta ishte masive dhe kishte zgjatur për orë të tëra./Indeksonline/